• Latest
  • Trending
  • All

DËSHMITË E ANTIKITETIT DARDAN NË MAQEDONI

15/07/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 12 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

DËSHMITË E ANTIKITETIT DARDAN NË MAQEDONI

15/07/2016
in Histori

Kamajani (sot graviton në Komunën e Bogovinës, në Fushën e Pollogut të Republikës së Maqedonisë) është shtrirë dikur në lartësinë mbidetare diku afër 800, ku edhe jane dëshmitë e antikitetit të hershëm, për të cilën gjë dëshmojnë një mori artefakte materiale siç është rasti i rrasës së varrit, e cila daton nga shekulli i III të erës sonë. Pra, historiku i Kamjanit është i pandriçuar fare dhe se në lakoalitetin e quajtur Zabel është shtrirë fshati i lashtë ku supozohet se ka qenë edhe kështjella me fortifikatat e veta. Dëshmi nga fotot dhe gjetja e rrasës së varrit së bashku me dëshifrimin e mbishkrimit që u gjetë fare rastësisht në muajin shkurt 2010 nga imami i fshatit Kamjan Hamdi Izairi në afërsi të çeshmës të cilën e ka ngritur vetë para një dekade.

Lajme teNjejta

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

12/09/2021

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

15/06/2021

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

05/01/2021

Profesori i historisë Ismet Jonuzi-Krosi, i cili është nga ky vendbanim, shpjegon për historikun e Kamjanit, që sipas pos Kamjanit, i cili dikur është shtrirë në lartësi mbidetare afër 800 matra që radhitet në fshatrat e brezit të njëjtë me shumë e shumë vendbanime të tjera të Sharrit, qartë dëshmon se, lokaliteti i quajtur Kubja e Zabelit, është fare i pandriçuar dhe se në të duhet të ketë një mori faktesh, që fragmentet e gjetura janë pasqyra së kemi të bëjmë me një lokalitet antik që ka vazhduar në mesjetë e deri më sot. Por, sipas prof. Ismet Krosit, brengos fakti se ky lokalitet është lënë në mëshirën e kohës dhe me gjetjen e rrasës së varrit në muajin shkurt të 2010, sikur i ka nxituar gërmuesit e egër që të bëjnë kërdi duke kërkuar se gjoja do të gjejnë ndonjë fragment me vlera për t’u pasuruar, që edhe e dëmtojnë tejmase këtë lokalitet.

Se ky lokalitet në popull njihet si Kubja e Zabelit, Krosi shton se, fshati i moçëm i Kamjanit është shtrirë në hapësirat në këtë lokalitet të lashtë, për këtë dëshmojnë hapësirat rreth e përqark po ashtu dihet se kemi pasur edhe një kishë për të cilën dihet lokaliteti sot e kësaj dite si dhe për disa vendvarreza që më të lashtat që nuk dihen se prej kur datojnë shtrihen në vendin e quajtur “Shushlak”. Fshati Kamjan në historiografi daton që në shekullin e XV më saktë;1452/53 ku ka pasur 45 familje dhe 6 beqarë, më 1467/68 ka pasur 55 familje, 3 beqarë dhe 5 vejusha, më 1481/82 ka pasur 35 familje dhe 5 vejusha, më 1544/45 ka pasur 19 familje, një beqar dhe një vejushë, por për herë të parë hasen të regjistruara 3 familje te fesë islame dhe më 1568/69 familjet e krishtera janë pakësuar në 10 familje dhe 6 beqarë si dhe 2 familje të fesë islame dhe një beqar Vlen të përmendi një dëshmi të emrave vetjake mesjetare te shqiptarët e Maqedonisë në dritën e defterëve osmane të shekullit të XV-të / Turski dokumenti za istorijata na makedonskiot narod. Tapu tahrir defter Nr. 4, të viteve 1467/68, Skopje, 1971/, ku Kamjanin e hasim me patronimin PAVLE ARNAUT fshati Kamjan TD 401. ky mbiemër dëshmon edhe për përkatësinë kombëtare-shqiptare ashtu siç na kanë quajtur osmanlinjtë edhe pse është në cilësinë e kryeparit dhe kryfamiljarit. Në dritën e emrave ku përmendet Kamjani nga dëshmitë e shekullit të XV më 1467/68; Arbana/Arbanash/Arnaut- emri etnik për shqiptarët në mesjetë, të cilin në këtë periodë në lakadredhat shqiptare të Maqedonisë e hasim me një përdorim shumë të shpeshtë në funksione të ndryshme antroponomike, partonomike, etnonimike dhe toponimike. Ky emër, të cilin e ndeshim dhe me variacionet ARBANASH, ARBINA, ARNAUT, ARNAVUD, ARNAVID e OLBANASH, përveç atyre ARBANAS e ARBANASH, madje del me një vlerë më të madhe përdorimi nga të gjithë emrat e tjerë etnikë që i ndeshim të përdoren në mesjetë në këtë trevë, krahaso ato grk, vlag, bolgarin, bugarin, srbin, ermen, kuman, german e tjerë. Një shfaqe më të hapët ka sidomos në rrethinën (nahijen) e Manastirit, të Velesit, të Shkupit, të Tetovës, të Kërçovës, të Mariovës, të Follorinës ( Maqedonia egjejane) e tjerë, por nuk është pa një përhapje të vogël as dhe në rrethinat e tjera gjeografike të Maqedonisë, që dëshmon kjo për karakterin e ngulët të elementit shqiptar në lakadredha gjeografike. Këtu më poshtë do të zgjedhim një varg emrash personal në bashkëvajtje me emra KRYEFAMILJARËSH, te të cilat përmbahet termi etnik ARBANAS si element i parë (emri i të birit) apo i dytë (i të atit) dhe si element atributiv i përkatësisë etnike, të nxjerrë nga defterët e regjistrimeve turke-osmane të shekullit XV. Nga shembujt e këtillë antroponomik po veçojmë këtë fond emrash vetjak sipas krahinave të ndryshme gjeografike.- Nahija e Manastirit, Nahija dhe Vilajeti i Tetovës, Vilajeti i Shkupi, Nahija e Kërçovë, Vilajeti i Rekës së Dibrës, Vilajeti i Velesit (Qupërlisë), Nahija e Follorinës (Maqedonisë egjejane… /shih më detajisht nga prof.dr. Qemal Murati “DËSHMIME ONOMASTIKE PËR AUTOKTONINË E SHQIPTARËVE NË TROJET ETNIKE TË TYRE NË MAQEDONI”-Shtëpia botuese “FAN NOLI”-Tiranë, 1993 në faqet 86,87 dhe 88.

Kamjani shtrihet në lartësinë mbidetare mbi 500 m. pra gjendet në jug 7 kilometra larg Tetovës, numëron gati 1 mijë shtëpi dhe 4.135 banorë sipas regjistrimit të vitit 1994. Ka 5,9 km2, sipërfaqe agrare 554 ha, tokë bujqësore 450 ha, kullota 11 ha dhe 93 ha pyje.

Përmbajtja e letrës së profesorit Neritan Ceka ku thuhet se: “Faleminderit për informacionin dhe fotot. Nga një vështrim i shpejtë dhe nga kualiteti ende i pamjaftueshëm i fotove mund të them këto përfundime. Është një gur varri i fillimit të shek. III mbas Krishtit (rreth 220-230 mbas erës sonë) dhe paraqet katër personat e një familje. Mbishkrimi është në greqisht dhe përkthehet: “PROKLA JA NGRE (KËTË MONUMENT) FËMIJËVE TË SAJ NË KUJTIM”. Në të dy anët e mbishkrimit kryesor, i cili është gdhendur me germa të mëdha, janë shkruar emrat e femijëve të Prokles (e cila duhet të jetë paraqitur në qendër). Në të majtë është emri Makrobio, që në greqisht do të thotë Jetëgjata. Në të djathtë emri Liko, që është përsëri emër femre. Ndërsa, emri i tretë do të ishte Laia, por nuk jam i sigurt. Në fakt kam nevojë për një foto tjetër ku drita duhet të bjerë pjerrtas në mënyrë që të shquhen më mirë shkronjat.

Mbishkrimi i takon një familjes vendase, e cila përdorë emra grekë, që ishte e modës në atë kohë. Edhe nga paraqitja duket se ata mbajnë veshje aristokrate dhe jo popullore. Ky është mbishkrimi i tretë në greqisht që vjen nga ajo trevë dhe që lidhet me bashkësinë dasarete të Lyhnidit (Ohrit), ku gjuha greke si gjuhë kulture u ruajt gjatë gjithë epokës romake.

Mendoj se duhen lajmëruar autoritetet vendore të Tetovës (kryesia e Komunës), të cilat duhet të marrin gurin për ta vendosur në Muzeun e Qytetit, nëse ekziston. Përndryshe komuna dehet të marrë një vendim për krijimin e këtij muzeu në një ambient publik dhe të sillen atje edhe objekte të tjera që janë gjetur në luginën e Tetovës. Unë do të isha i gatshëm që të ndihmoja në përmbajtjen e këtij muzeu. Sidoqoftë, nëse vendi tregon se aty mund të jetë edhe varri i personave që përmenden në gur, nuk duhet prekur, por duhet mbrojtur, derisa të vijë koha që të gërmohet nga specialistët.

Për këtë dëshmi, prof. dr. Nebi dervishi, ligjëruas në USHT dhe njëherit Kryetari i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, pasi që kuptoi për këtë Rrasë Varri me të parë shpreh opinionin e tij se:” Kjo rrasë varri i takon familjes së pasur të trevave të Pollogut në antikitet, përkatësisht në shekullin e III në kohën e dinastisë së Severëve. Kjo dëshmi duhet t’i përkasë fisit të Dardanisë. Por, duhet theksuar se dëshmitë e këtilla janë gjetur edhe më parë si në rajonin e Strugës, por që nuk është dëshifruar ende që janë jesë e qytetërimit të dadaretëve, po ashtu edhe nga rajoni i Krushevës janë gjetur dëshmi të kësaj natyre, por në mungesë të ekspertëve të kësaj lëmie ende mbeten të pa dëshifruara, përkatësisht të pa lexuara.

Epitafi në rrasën e varrit që është gjetur në atarin e Kamjanit, që na detyron të hulumtojmë se aty duhet të ketë edhe kishë e pse jo edhe ndonjë bazilikë paleokristiane.”

Ndërsa, se ku do të ruhet kjo dëshmi profesor Nebi Dervishi, shpreh skepticizmin se mjerisht nuk kemi institucion përkatës për t’i ruajtur e kultivuar vlerat e këtilla unikate të dëshmive të rralla të antikitetit, por ai është i gatshëm që edhe këtë eksponat të vë në koleksionin e Muzeut të tij që i ka mbi 4000 në Livadhi. Ky lakalitet në mungesë të gërmimeve të organizuara nga specialistë të fushës së arkeologjisë, ruan edhe shumë e shumë dëshmi tjera, që në sipërfaqe hasen si fragmente të qeramikës, rrënoja the themele të mureve rrethuese po pse jo edhe monedha. Të gjitha këto flasin se këtu ka ekzistuar një lokalitet me një qytetërim antik dhe mesjetar. Fragmentet e gjetura nga qeramika në këtë lokalitet flasin për organizimin e jetës. Prandaj, inventaret e varreza në këtë lokalitet duhet të jenë me shumë materiale varresh që janë të çmueshme siç përfolet statujë mermeri, vath, qafore, byzilik, armë si shpata, mburojet varësisht nga pasuria dhe pozita shoqërore.

Tags: edi rama
Previous Post

Shqipëria 1929: Shtëpitë e bejlerëve dhe myslimanët në festat ortodokse

Next Post

100 thëniet më të bukura të Faik Konicës për Shqipërinë dhe shqiptarët

Related Posts

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

by TheAlbanian.co.uk
15/06/2021
0

“Qiraja (taksa) civile” (të cilën kombi duhet të paguajë për të mbështetur mbretërit e tij dhe oborret përkatëse) është ajo...

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

by TheAlbanian.co.uk
05/01/2021
0

Frank Shkreli Kongresisti dhe miku i madh i shqiptarëve, njëri prej mbështetevse më të dalluar në Kongresin amerikan të të...

Konferenca e Bujanit dhe rezoluta ideologjike për vetvendosje e bashkim me Shqipërinë – Nga Jusuf Buxhovi

by TheAlbanian.co.uk
03/01/2021
0

Përkujtesë historike Konferenca e Bujanit, e mbajtur nga 31 Dhjetor 1943 deri më 2 Janar 1944, paraqet një ngjarje të...

Next Post

100 thëniet më të bukura të Faik Konicës për Shqipërinë dhe shqiptarët

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.