Një shqiptar është arrestuar në Verona të Italisë pasi policia zbuloi se kishte fshehur një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kokainë në makinën e tij.
Guarda Di Finanza gjeti të fshehur në një shkop 1 kg kokainë, që ishte vendosur në sediljet e pasme të automjetit.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua në daljen lindore të autostradës së Veronas. Kokaina llogaritet të ketë vlerë mbi 100 mijë Euro.
















