Nga Keti Bazhdari/
Po te drejtohem me ti ngaqe do flas per frikë dhe frika është gjithmonë njëjës. Sa për respekt, as shitet as blihet, por fitohet ose humbitet. Dhe ti e ke humb. Ke vënë respektin personal dhe të forcës politike që përfaqëson në lojë pokeri.
Të lexohet në mimikë, tek dridhjet e muskujve dhe tek ajo cfarë pranon të marrësh përsipër, që je njeri i dhënë pas kumarit, por sado bllofist i mirë të duket vetja, respekti hyn tek ato të mira të pakta që s’trafikohen dot me shans nga njëra anë e tryezës në tjetrën si fish-a. Shansi të vjen vetëm njëherë dhe nëse e humbet, se rikuperon kurrë më.
Si për ta përkufizuar më qartë, që rasti yt Lulëzim Basha është dëshpërimisht i pakthyeshëm, po e mbyll temën e parespektit tim prej qytetareje të thjeshtë, sic jam unë, ndaj një lideri që duhej të ishe ti, me një shprehje të thënë nga Dalai Lama, moto e cdo shtetari dinjitoz : “në jetë ndiq gjithnjë 3 R; 1.Respekt për vehten, 2. Respekt për të tjerët, 3. Responsabilitet(përgjegjësi) për veprimet që ndërmerr!
Tani dua të prek pak temën e frikës, me shprehjen më të dëgjuar nga cdo shqiptar, nisur dhe nga edukimi ynë në sistemin e diktaturës, që kur s’ke respekt për dikë apo dicka, bëje nga frika. Në këtë pikë ti Lul më habit, ndoshta ngaqë s’kemi të njëjtën amplitudë vale, por shoh dicka të madhe që calon tek qasja yte.
Ti ose ke shumë frikë nga frika e Berishës ose je aq delirant dhe i paqartë sa të mendosh, që potëlitika e jashtme e shtetit më të fuqishëm në botë, paska si synim të mirret me politikën e brendshme të Shqipërisë dhe gjithashtu paska kaq shumë kohë për të humbur sa të lusë për muaj me nder erzin tënd?! Nëse qëndron e para dhe je aq jo kurajoz sa ke nevojë që betejat t’i zhvillosh në gotë dhe vërtetë të shkon mendja se edhe Obama do të ulet një ditë në tryeze për të luajtur poker me ty, ndërsa Berisha bën krupierin hilecar, më vjen maksimalisht keq për gjithcka, por ke për të përfunduar ti bashkë me Partinë Demokratike(partia më e madhe opozitare në Shqipëri) si një leckë që sapo ka fshirë hundët. Jam e bindur qe ky fund, pas pamundësisë së Berishë delirantit për të patur pushtetin, e qetëson pas hallit atë.
Ai Partinë Demokratike e shikon si Sali Berisha dhe sikurse ca prind të sëmurë mendjerisht nga sindroma munchhausen, vazhdon t’i bëjë vetëm keq, i bindur se è ka pjellë vetë dhe gëzon gjitha të drejtat të mos lërë asgjë pas, përpos emrit të këtij demokrati antikamunist të merituar. Plus, cfarë është më e rëndësishmja për të, duke sfumuar Partinë Demokratike, sfumohet dhe interesi publik ndaj aksionit të shkuar politik e administrativ të vetë atij e për pasojë s’merret kush as me të e as me abuzimet e pasardhësve të tij. Në këtë pikë më bën përshtypje si s’ke frikë ti Lul?! Apo je aq i lehtë sa mendon se me atë pokerface-in tënd po ia hedh edhe ti gjithë botës dhe po bën një dalje nga loja pa pa, pa ndi(ta shpjegon Jozefina)?
Jo mor Lul këtu s’flitet për beteja në gotë që mendon ti(Zot bane anderr), flitet për një proces që ka hyrë në vazhdë dhe do i shkohet deri në fund me hir e pahir dhe mos mendo se do mund të fshihesh pas strukturës nesër, kur strukturën e anashkalon që në grup parlamentar. Me këtë mendjelehtësi që sot shfaq përballë djallëzisë së Berishës, nesër as gishti s’do të ngelet më për tu fshehur dhe është e drejtë që gjithë përgjegjësia të ngeli ty. Ti je sot për sot i vetmi kryetar i opozitës që po i thua jo reformës në drejtësi.























