Partia Socialiste po feston 25 vjetorin e themelimit të saj. Në ceremoni janë të ftuar 1500 persona, themelues, drejtues të strukturave, deputetë dhe ish-deputetë
Një ftesë iu dërgua edhe kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, por opozita përfaqësohet nga ish-deputeti Tritan Shehu, i cili theksoi se Partia Socialiste është një partië e rëndësishme në spektrin politik shqiptar.
Si një nga më të hershmit në parti, Pandeli Majko vlerësoi kontributin e ish-liderit historik Fatos Nano.
Majko: Vlerësoj Nanon për atë që bëri gjatë viteve të burgut, e ktheu PS në institucion të demokracisë.
Duke e cilësuar si një shkollë jete, kryeministri Edi Rama iu drejtua me një fjalë të pranishmëve me një fjalë me rastin e 25 vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste.
Rama: Faleminderit gjithë të ftuarve tanë, të gjithë drejtuesve të partive aleate, të partive në tundimin për t’u bërë aleate apo partive që as që i duam për aleate. E kam fjalën për Tritan Shehun.
Tritan, mirë se ke ardhur, por as që duam të bëhemi Aleat. Faleminderit themeluesve jo të kësaj partie, por të kësaj shkolle të madhe jete, të pranishëm ose jo, për ata që e kanë themeluar Partinë Socialiste, sepse kjo shkollë jete dhe politike është në dispozion të gjithnjë e më shumë njerëzve.
Rama tha se qeveria ka bërë gabimet e saj, pasi nuk është e përsosur.
Rama: 25 vjet janë shumë pak për një parti historike evropiane, por janë shumë për të kuptuar se si do të jetë e ardhmja jonë. Të mësojmë sa duhet dhe si duhet nga vitet qysh kur kjo parti është krijuar. Unë nuk e di sa kam mësuar, por di që kam mësuar shumë dhe nëse më pyesni mua për të ardhmen, ju them; është e gjitha në dorën tonë. Mjafton që të jemi jo thjesht qartë, por plotësisht të sigurt të bëjmë detyrat që na beson e ardhmja. Janë arsye që ne do të mbetemi forca e parë dhe forca udhëheqëse në këtë vend.























