Ka nisur sot në Gjykatën Kushtetuese, saanca gjyqësore për kërkesën e bërë nga ish-kryebashkiaku Shukri Xhelili, i cili kërkon të rikthehet në postin e tij.
Pas skandalit seksual publikuar nga mediat, Xhelili u shkakrkua menjëhërë nga detyra me firmën e Kryeministrit Edi Rama, por socialisti nuk e pranoi këtë shkarkim duke e cilësuar atë si një shkelje e të drejtave të tij.
Avokati i tij, Ferdinand Ndoja, tha se klientit të tij Shukri Xhelili i janë privuar të drejtat, sepse nuk i është e drejta e mbrojtjes.
Në padi thuhet: “Kërkuesit nuk i janë bërë të ditura shkaqet e shkarkimit. I zgjedhuri vendor gëzon të drejtat për t’u njohur me një proçedim disiplinor dhe të bëjë prapsimet. Është e padrejtë që kjo të mos zbatohet nga Këshilli i Ministrave. Në aktin administrativ citohet vetëm “Për shkelje të rënda”.”
Ndoja kërkoi shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën.















