Një hetim i gjatë i forcave të antidrogës ka përfunduar me arrestimin e tre personave, njëri prej të cilëve është një personazh i njohur për policinë.
Bëhet fjalë për një operacion të zhvilluar në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku në pranga janë vënë: Gjergj Cukali, Dorian Qafa dhe Naldio Mali.
Lajmi është bërë i ditur për SYRI.net nga burime të Policisë së Tiranës, të cilat thanë se do të ketë një konferencë për median, për shkatërrimin e një grupi kriminal që merrej me shitjen e drogërave të ndryshme në kryeqytet.















