Më shumë se 1.000 avokatë kanë nënshkruar një letër drejtuar Kryeministrit David Cameron duke argumentuar se rezultati i referendumit të BE-së është thjesht “këshillues” dhe jo ligjërisht i detyrueshëm.
Duke argumentuar se Brexit u kundërshtua nga të gjithë liderat Botëror si Barak Obama dhe Christine Lagarde e Fondit Monetar Ndërkombëtar, grupi këshilloi qeverinë të konsiderojë me kujdes ndjekjen e votës për të lënë Bashkimin Europian.
Avokatët kanë shtuar se Qeveria duhet të organizojë një hetim të pavarur për kostot dhe përfitimet e daljes nga BE-ja përpara se të bëjnë plane për tu shkëputur nga blloku.
Ata thonë se letra e tyre do të arrijë Cameron këtë javë dhe propozon një rrugë përpara e cila “bashkon çështjet ligjore, kushtetuese dhe politike” që duhen patur parasysh pas Brexit.
Para se të zbatohet neni 50 i Traktatit të Lisbonës, ata thonë se do të duhet të miratohet legjislacioni parësor.















