Ndihmës sekretarja e Shtetit për Europën dhe Euro-Azinë, Voctoria Nuland nesër do të vizitojë Tiranën në një vizitë zyrtare të paralajmëruar pak kohë më parë, ku do të zhvillojë takime me drejtuesit e politikës.
Në qendër të takimeve mendohet se do të jetë reforma në drejtësi, e cila është në hapat e fundit sa i përket kalimit të saj në Kuvendin e Shqipërisë për miratim.
Sipas axhendës së publikuar, Victoria Nuland takimin e parë do ta zhvillojë me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushatin në orën 14:30, ndërkohë që në orën 15:30 do të takojë kreun e PD, Lulzim Basha.
Pas këtij takimi, zyrtarja e lartë do të takojë edhe kryeministrin Edi Rama.
Në orën 18:00 Victoria Nuland përmbyll takimet në vendin tonë.






















