Një ditë më parë një ri nga Durrësi është marrë peng. Sipas policisë, dy pengmarrësit kanë goditur me sende të forta shtetasin F.L. 19 vjeç dhe më pas e kanë marrë forcërisht me makinë për ta dërguar në lagjen Nr.5 në Porto Romano, përsëri e kanë rrahur dhe me pas e kanë lënë të lirë.
Për këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona Denis Kaziun, 23 vjeç, banues në Xhafzotaj dhe Faslli Musej 26 vjeç, banues në Durrës.
Motivet e pengmarrjes nuk dihen ende. Cështja po hetohet nga prokuroria.
/LAPSI.AL/















