Ne shqiptarët e dijmë mbase më mirë se çfarë don të thotë frustrimi nga marrja dhe pritja për viza. Por edhe perëndimorët e kanë këtë shqetësim, nëse ata tentojnë të udhëtojnë në vende si Rusia, Kamboxha ose Arabia Saudite. Kjo është goxha shqetësuese për turistët perëndimorë, që duan të shëtisin botën.
Sa u takon pesë shtetet me pasaportat më të fuqishme, vendin e parë e zë Gjermania. Gjermanët mund të shkojnë në 175 shtete pa vizë. Ndjekur më pas nga Suedia me 174 shtete (shih ifografikun e mëposhtëm).
Nuk ka shumë befasi në Flop 5 shtetet. Në vendin e fundit ndodhet Afganistani, 25, Siria, 31 dhe Somalia, 32. Vendi që ka bërë më shumë përparim në këtë drejtim është EBA, banorët e së cilës mund të udhëtojnë në 45 shtete më shumë pa viza në vitet e fundit. Këtu përfshihen edhe 26 shtetet e BE, duke u bërë vendi i parë arab që nuk u duhen viza për në Evropë.
Studiuesit e Cato Institute, kanë zbuluar se pezullimi i vizave për në SHBA do u shtonte turistëve mes $90 deri në $123 miliardë të ardhura në vit. Kjo tregon më së mirë pse është shqetësuese dhe e mërzitshme viza.























