Prej 13 vitesh ishte në kërkim për një vrasje dhe më në fund është vënë në pranga në Itali. Bëhet fjalë për një shqiptar 34-vjeçar i cili ishte në kërkim me një manda arresti europian.
Erion Bixi është 34-vjeçari i arrestuar në Kaserta mësohet se ishte shpallur në kërkim për një vrasje të ndodhur në Athinë në vitin 2003.
Ai është i dënuar me burgim të përjetshëm. Arrestimi tij është bërë në mënyrë të rastësishme nga ana e policisë italiane. Gjatë kontrolleve është bërë shoqërimi i 34-vjeçari Bixi dhe gjatë kontrolleve ka rezultuar se ishte prej 13 vitesh në kërkim.
Pritet që ai të ekstradohet për në Athinë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata.

















