Itali – Ditët e fundit, një patrullë e Beretave të Gjelbra të grupit të Veronës gjatë shërbimit ka kontrolluar një makinë të dy shqiptarëve, në afërsi të daljes së autostradës Verona Sud, shkruajnë mediat italiane, transmeton Syri.net.
Nga kontrolli është zbuluar një qese me 102 gr kokainë.
Dy shpërndarësit janë arrestuar menjëherë dhe më pas gjykata ka dhënë vendimin për mbajtjen e tyre në paraburgim për një muaj./Syri.net















