Kulla e Sahatit, një nga simbolet më të rëndësishme dhe identifikuese të kryeqytetit shqiptar, Tiranës do të mund të vizitohet kundrejt pagesës. Vendimi i propozuar për Këshillin Bashkiak parashikon që hyrja në Kullën dhe në Muzeun e Sahatit do të kushtojë 200 lekë ( tarifa e përbashkët për të dyja), shifër e cila rezulton të jetë e përafërt me vlerën e prodhimit.
Më herët këto dy atraksione, si Kulla ashtu edhe Muzeu nuk kanë qenë në gjendje të vizitueshme dhe agjencitë turistike, gjatë shoqërimit të grupeve të turistëve shmangnin shpesh herë vizitat për shkak të amortizimit të madh.
Vizitat në to nuk kanë qenë me pagesë. Monitor shkruuan se në relacionin e saj, Bashkia sugjeron që vendosja e kësaj tarive do të shërbejë për : valorizimin e obekteve me vlera kulturore dhe historike duke i ofuar kryeqytetit marketing cilësor për trashëgiminë kulturore dhe historike; shtimin e të ardhurave për mirëmbajtjen e këtyre atraksioneve të qytetit.















