Reforma në drejtësi është kthyer gati gati në një makth për shqiptarët të cilët po t’i shohësh në çdo postim të cilitdo politikan (Sidomos Berisha-Rama-Basha) thonë shprehimisht “Votojeni atë m*t reforme, boll u përdrodhët si k**va, boll 25 vjet bëtë çfarë deshtët”
Opozita është ajo që është kundër Reformës. Kundër ndërkombëtarëve, kundër Obama-s e BE-së, por gjithësesi ka një rrugë zgjdhje dhe konsensusi.
Opozita që të votojë reformën ka 25 kushte që vijojnë si më poshtë:
- Të hiqet 21 janari nga kalendari vjetor.
- Të hiqet gjithashtu edhe 23 qershori nga kalendari.
- Të hiqet fshati Gërdec nga harta e Republikës se Shqipërisë.
- Populli të armatoset i gjithi dhe të mos e njohin policinë e shtetit.
- Horoskopi i doktorit të jetë çdo ditë fjalia “Ti je kryeministër”.
- Super mbesa e doktorit nuk ka mbaruar akoma librin e saj të dytë, duhet të presim librin pastaj reformën.
- Argita nuk është akoma e kënaqur me Abin sa i pëket tregimit të burrësisë së tij me dhunë nëpër aeroporte, duhet dhe pak kohë.
- Duhet urgjent të ketë një linjë të dedikuar Tiranë-Utrecht për Lulin që të shkojë çdo fundjavë të qetësohet në Hollandë pa u sorollatur nëpër tranzit.
- Ristani duhet të ketë mjaftueshëm raki që të mos ketë probeme me memorien dhe artikulimin.
- Strazimiri duhet t’i rikthehet “kllëfi i celularit” që të dalë të luajë te Këndi i Lodrave të Liqeni bashkë më fëmijët e qytetit.
- Rruga e Kombit të ribëhet edhe një herë nga fillimi me ministër Transportësh Lulin.
- Ish-kryeprokurorja Ina Rama të mbetet gjithmonë “lavire Bulevardi” dhe Mero, Andi, Filipi, Bamiri etj të vetëshpallen “puçistë”, “horra”.
- Fatmiri (Mediu) të marrë titullin “Shqiponja e Artë për Mjedisin” pas mrekullisë që bëri në Gërdec me Xenin.
- Armina të bëhet modejla me e mirë në botë.
- Armina të pajtohet me doktorin (me Lirien i ka rregulluar gjërat).
- Xeni të shpallet “ambasador nderi i Shqipërisë në Bora-Bora”.
- Qim Peka të bëhet drejtor i TVSH dhe të shohë më qartë.
- Të varet Spartak Ngjela.
- Të mbyllet Twitter-i meqë e përdor Edi Rama.
- “Qytetari Dixhital” të shpallet hero para vdekjes.
- Lazarati të rikthehet në gjendjen fillestare.
- Tan Hoxha të bëhet president.
- Jar Nishani të rikthehet kapterr.
- Universitetet private të lulëzojnë si më parë.
- Doktori të shpallet mbret i Shqipërisë
- Shënim: Çka thamë më lart janë akoma të pakonfirmuara zyrtarisht. Është një humor i zi!





















