• Latest
  • Trending
  • All

Krijohet identikiti i autorëve të grabitjes në Rinas

04/07/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 13 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Krijohet identikiti i autorëve të grabitjes në Rinas

04/07/2016
in Aktualitet, Aktualitet, Lajme, Vendi

Prokuroria dhe policia e shtetit ndërtojnë identikitin e tre autorëve të grabitjes së rreth 1 milion eurove brenda pistës së avionëve në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas. Sipas të dhënave paraprake, policia ka arritur të ndërtojë imazhet fizike të 3 grabitësve. Burimet zyrtare i thanë ABC NEWS se dy nga grabitësit janë të moshës nga 25 deri 35 vjeç, me fizik të dobët dhe me gjatësi nga 1.65 cm deri 1.80 cm. Ndërsa personi i tretë, është i shkurtër rreth 1.60 deri 1.70 cm, me trup të shëndoshë dhe moshës mbi 35 deri 40 vjeç. Identikiti i 3 të dyshuarve, sipas policisë është ndërtuar falë kamerave të sigurisë së dy furgonëve të blindit, të cilët janë të pajisur me kamera sigurie. Kjo pasi koncesionari dhe kompania private ICTS nuk kishte vendosur kamera sigurie në zonën e ngarkimit të dërgesave postare dhe parave në avion.

Kamerat e munguara

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Konstatimi është bërë edhe nga prokuroria e Krujës, e cila nuk ka rritur të siguroj pamjet filmike të momentin e grabitjes, pasi vendi nuk ishte i monitoruar nga kamerat e sigurisë. Mungesa e monitorit të kësaj zone, për hetuesit ka vështirësuar punën për të fiksuar ndonjë detaj të rëndësishëm për identifikimin e autorëve të grabitjes. Në këto pamje, të fiksuar nga kamerat e furgonave të blindit, autorët kishin të veshura doreza, paruke dhe maske në fytyrë si dhe jelekët që ngjanin me të kompanisë private që kishte për detyrë ruajtjen dhe sigurinë e perimetrit të aeroportit.

Parukja e gjetur ku u dogj makina

Policia në vendin ku është djegur makina, që u përdor nga autorët për grabitje mësohet se ka gjetur njërën prej parukeve të përdorura nga grabitësit. Parukja e cila është sekuestruar dhe dërguar për ekzaminim biologjik në Laboratorin e Policisë Shkencore, ku po punohet për të gjetur ndonjë gjurmë apo fije floku për të krijuar një profil gjenetik të përdoruesit të kësaj parukeje.

Gjithashtu në vendin braktisjes së makinës, policia ka gjetur edhe një bidon plastik, i boshatisur por që dyshohet se ka qenë i mbushur me benzinë që është përdorur për të djegur makinën e tipit “Benz”. Për hetuesit autorët e grabitjes, dyshohet se janë njohës të mirë të zonës dhe ishin të mirë-informuar për çdo lëvizje në Rinas. Dyshohet se ndonjëri prej grabitësve, mund të ketë qenë i punësuar në aeroport, pasi e njihte shumë mirë zonën e perimetrit të rrethimit. Ajo që ka rënë në sy për hetuesit është fakti se porta 3 nga ku kanë hyrë grabitësit nuk ishte e monitoruar nga kamera dhe nuk kishte as sensor alarmi, siç ishin të pajisura portat tjera të aeroportit. Edhe pas grabitjes, në portën nr.3 nuk ka ndryshuar asgjë, përveç se një zinxhiri të ri të portës dhe nga jashtë që ruhet nga efektivë të policisë.

Dyshimet për 2 bashkëpunëtorë të tjerë

Grupi hetimor i ngritur për grabitjen spektakolare të gati 1 milion eurove dyshon se numri i autorëve mund të jetë më shumë se 3. Hetuesit dyshojnë se pas djegies së “Benz-it” me të cilin u realizua vjedhja, autorët janë pritur nga një person tjetër i cili i ka ndihmuar për t’u larguar me një tjetër automjet. Po ashtu ka dyshime se pranë kargos mund të ketë qëndruar një tjetër person i cili ka sinjalizuar futjen e blindit me para drejt pistës së avionëve duke sinkronizuar në këtë mënyrë grabitjen e paprecedentë. Nëse 3 autorët që qëndronin në makinën tip BENZ janë konsideruar si krysorë dyshimet janë se ata janë ndihmuar nga të paktën edhe 2 persona të tjerë.

Post Views: 113
Tags: edi rama
Previous Post

Liqeni Artificial, gjendet i mbytur një 60-vjeçar

Next Post

Shqiptari masakrohet me thika në Milano

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Shqiptari masakrohet me thika në Milano

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.