Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shëngjin të Lezhës, ku shihen dy persona që qëllojnë me leva hekuri dhe shkopinj drejtuesin e një automjeti.
Në pamjet e publikuara nga ‘JOQ’, shihet shoferi i shtrirë në tokë dhe që po qëllohet barbarisht me leva në gjymtyrët e poshtme, e që më pas humbet ndjenjat.
Asnjë nuk ka ndërhyrë për t’i ndalur dy personat, ndërkohë që nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje skandaloze. Deri tani nuk ka patur asnjë reagim nga policia, për këtë dhunë të paprecedentë të ndodhur në mes të rrugës.















