• Latest
  • Trending
  • All

Berisha po ngaterron nenin 88 me nenin 55!

02/07/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 19 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Berisha po ngaterron nenin 88 me nenin 55!

02/07/2016
in Aktualitet, Aktualitet, Lajme, Opinion, Vendi
Nga Keti Bazhdari/

Neni 55 dënonte për agjitacion e propagandë të gjithë armiqtë e klasës. Agjitacion e propagandë quhej cdo tentativë, qoftë edhe me anë të fjalës, që cënonte apo synonte të minimizonte pushtetin e “popullit”. Se kush përfaqësonte popullin, këta ish sekretarët si puna e Berishës e dinin më mirë atëherë e po mundohen ta përdorin edhe sot.

Për ne, si vend i vogël, post diktatorial, shoqëruar edhe me një mori specifikash historike e gjeopolitike të trashëguara që nga Bizanti i errët deri tek ballkani ngatërrestar,  kalimi nga censura e diktaturës në vetëkontroll qytetar ka qenë i mbushur me trauma.  Deri diku mund të quhet edhe normale, sepse  për të kaluar nga një mënyrë të menduari e vepruari  kryesisht instiktive në atë  racionale do kohën e vet. Në demokraci kontrolli është eskluzivitet i arsyes,që garanton hartimin, zbatimin dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, ku më themelorja është e drejta që gëzon gjithsecili për të menduar dhe shprehur i lirë, ndërsa në diktaturë censura bazohet vetëm në instiktin e  frikës, që nxitet dhe kontrollohet nga një person apo kastë e vogël njerëzish kundrejt një komuniteti më të madh, në kushtet e mohimit të disa apo shumicës së drejtave dhe lirive themelore. Shumë i përafërt me mentalitetin dhe teknikat që përdor një pengmarrës. Ai arrin të kontrollojë pengjet e veta përmes frikës që ata ndjejnë në kushtet e mohimit të lirise dhe se drejtës tyre për tu larguar. Sigurisht që për cdo pengmarrës, pengu më komod do ishte ai përsëritës, me nivel intelektual nën mesataren, që s’bën pyetje, s’ka pretendime dhe e di se si duhet të sillet. Sa njerëz me nivel intelektual nën mesataren mund të gjesh kudo e aq më tepër në vende të varfëra, post diktatoriale si Shqipëria? Tani imagjinojini pak këta individë përballë  një pengmarrësi serial si Berisha që për 30vjet i ka shërbyer një kaste pengmarrësish më të mëdhenj se ai dhe për 20 e kusur vjet tjera ka qenë një nga protagonistët kryesor vetë. Unë mendoj se sot për sot, Berisha është pengmarrësi më profesionist në Shqipëri. E vetmja gjë që i ka prishur punë gjithmon Berishës është mungesa e një neni të përshtatshëm për të legjitimuar dhunën,  që ta vërviste mbi kokat e njerëzve herë si e drejtë e herë si mohim i të drejtës, tamam sic bënte dikur diktatura me nenin 55,që për syleshët ishte  mbrojtje e “pushtetit popullor”, ndërsa për tjerët kërcënim për t’i mbajtur nën tutelë. Mungesa e këtij neni, e ka bërë Berishën gjithnjë e më vulnerabël, sa sot e shprehin në mimikat e tyre edhe ato pak veta që duket sikur i mbajnë ison. Jam e bindur që përbrenda presin me padurim o të tërhiqet Berisha o bota ta lërë këtë punën e drejtësisë ose mazhoranca të dorëzohet se vet s’kanë me nder… t’i shkojnë deri në fund. Boll po mundohen ta vërvisin nenin 88 si nenin 55 por e shohin që s’arrijnë asgjëkundi. Me  qartësinë e dritës  diellit që është shprehur neni 88, s’ka shanse të përdoret  si formë presioni nga një manipulator, se në fund do ngelin vetëm syleshët ta besojnë.  Neni 88 thotë “nëse nuk arrihet konsensusi me 94 vota, partitë politike mund të zgjedhin një sistem tjetër konsesusi sikurse janë vendet e rezervuara në zgjedhjen e organeve drejtuese të sistemit të drejtësisë”, pra nëse mazhoranca s’do pranonte shumicën cilësuese prej 94 votash ku vota e opozitës është vendimtare për të zgjedhur organet e drejtësisë, atëherë partitë politike do mund të zgjidhnin pacavurizimin e ri të sistemit te drejtësisë. Ky është motivi pse z.Donald Lu dhe znj. Romana Vlahutin rrinë krejt të qetë përball presionit fals të Berishës dhe s’kanë ndërmend ta ndjekin në ritmin e paranojave të një të sëmuri që e shikon botën përcart. Ata po presin datën 21, të bindur po aq sa edhe kryeministri Edi Rama për të mos bërë asnjë lëshim në dëm të rëformës.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Pse në dëm të reformës?

Dhe këtë e kam kryesisht për ata që mendojnë realisht se po të aplikohej vetëm pjesa nënrenditëse e nenit 88 arrihet një standart në drejtim të bashkëpunimit pozitë -opozitë. E para s’është ky qëllimi i reformës në drejtësi e dyta alternativa è kapjes së vendeve të rezervuara në organet drejtuese të sistemit të drejtësisë nga partitë politike, pra ajo që propozon Berisha, eshtë shumë më pak avantazhuese për pavarësinë e sistemit të drejtësisë se sa alternativa e zgjedhjes së tyre me votim në parlament ku lipset shumica e cilësuar, pra që të bien dakord 94 deputeë të mazhorancës e opozitës dhe që është rekomanduar si parësore nga neni 88, është rënë dakord që në fillim mes mazhorancës e opozitës dhe që po mbështetet me vendosmëri nga ndërkombëtarët.

Fatkeqësisht ajo cfarë praktika s’na ka dhënë kurrë ne si shqiptarë është qartësine për të kuptuar sovranitetin e votës. Ne kemi kaluar nga pushteti i centralizuar tek pushteti i hiseve, ku kompromisi nuk shihet si një mjet që përbashkon interesa të ndryshme për një përfitim më të madh në shërbim të së mirës së përbashkët, por si një ndarje hisesh në shërbim të interesave të grupeve e klaneve që mundohen të shqyejnë me rradhë sa më shumë duke zvogëluar të mirën e përbashkët. Kjo formë qorre e të paralelizuarit me demokracinë, ka infektuar edhe shumë që e mbajnë vehten për intelektualë, kë për interesa personale e kë për mungesë analize.

Unë personalisht zgjedh te besoj nenin 88 te cituar nga Komisioni i Venecias dhe jo versionin e përcudur të Berishës, sepse unë dua që palët të bien dakord aty në parlament, para syve tanë dhe gjithë botës, kur të zgjedhin organet drejtuese të sistemit të drejtësise, me 94 vota të detyrueshme, me shumë debate e përplasje, por që në fund shërbejnë për të garantuar një proces transparent, aspak në interes personal të njërit e tjetrit, por në interes të gjithë shqiptarëve. Unë nuk dua që të zgjedhin organet drejtuese të sistemit të ri të drejtësisë duke i propozuar birash e skutash, duke i ndarë me njëri – tjetrin dhe duke na i servirur si xhelatët e ri të rendit të drejtësisë që e gjeten dhe do gjejnë gjuhën e përbashkët sa herë të jetë nevoja për të mbyllur zullumet e pushtetarëve dhe për kompensim, tu bien fort në qafë qytetarëve, sic kanë bërë deri më sot duke na kujtuar shumë shpesh nenin 55.

Post Views: 64
Tags: edi rama
Previous Post

Stadiumi ‘Qemal Stafa’/ Rama: Nuk nxjerrim asnjë kokërr leku nga buxheti i shtetit, projekt i jashtëzakonshëm

Next Post

Gjermani – Itali, ja formacionet që do dalin në fushë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Gjermani – Itali, ja formacionet që do dalin në fushë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.