Vëzhguesit ndërkombëtarë do të kenë akses të plotë në të gjitha të dhënat kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe nëb të dhënat personale të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve që do të rivlerësohen.
Në nenin 43 të projektligjit “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve…”, pjesë e paketës së 7 ligjeve që shoqërojnë reformën në drejtësi dhe ndryshimet kushtetuese ose qujtur ndryshe projektligji i vetingut, përcaktohet aksesi në informacion.
“Komisioni, Kolegji i Apelimit dhe vëzhguesit ndërkombëtarë kanë akses së plotë në të gjitha të dhënat pranë SPAK-ut si dhe në të dhënat që vijojnë:
a)Në dosjet personale të subjekteve të rivlerësimit, të dhënat statistikore, dosjet e zgjedhura për rivlerëim, vetëvlerësimet, mendimet e eprorëve, të dhënat mbi trajnimet, mbi ankesat ndaj personave që i nënshtrohen vlerësimit dhe rezultatet e verifikimit, ankesave si dhe mbi vendimet për masat disiplinore ndaj të vlerësuarve. Po kështu, akses do të kenë edhe në të dhënat mbi pasuritë e paluajtshme. GSH















