Skandali në të cilin është përfshirë gjyqtari i Beratit, Shyqyri Çobo, i cili i pezullua dje pasi i kërkonte favore seksuale një shtetaseje kundrejt ndihmës juridike, duket se është edhe më i thellë.
Një tjetër shtetaseje ka bërë këtë herë një denoncim të hapur në profilin e avokati të njohur Saimir Vishaj, e cila mesa duket nuk ka gjetur kurajën për ta denoncuar në polici gjyqtarin, por që nuk u ka shpëtuar provokimeve nga ana e Çobos, shkruan Express.
“S’ka nevojë për shume komente z.Sajmir. Akuza kundrejt zotërisë ne fjale është mese e vërtet. Unë jam një nder ato gra apo nena qe zgjidhjen e martesës e ka gjykuar ky zoteri dhe ju e dini qe s`jam e vetmja qe jam provokuar prej tij.
Por hallet e problemet e mia me bënin qe t`ja harroja ”surratin” e tmendoja per me tej për jetën time…(ose ndoshta nuk gjeta kurajon te beja te njejten gjë)”, shkruan gruaja me iniciale E.B.

















