Lavdrim Krashi
Britanikët votuan të enjten me një shumicë të ngushtë për t’u larguar nga BE. Kryeministri dha dorëheqjen duke i shtuar pasigurisë që tashmë ekzistonte në tregjet financiare dhe tryezat politike evropiane. Ndërkohë opozita laburiste është përfshirë në një luftë civile për lidershipin saj.
Vendimi politik ndikon në radhë të parë qytetarët e MB në disa aspekte.
Së pari, vendi është përfshirë nga një vakum politik deri në zgjedhjen e Kryeministrit dhe qeverisë së ardhshme.
Së dyti, rezultati i ngushtë nxorri në pah ndarjen ideologjike që po përjeton shoqëria.
Së treti, e gjithë BE por edhe më gjerë rendi politik ndërkombëtar është tronditur nga ky vendim befasues i cili do t’i hapë rrugë një dinamike të re diplomatike.
Lideri do të përballet me sfida të mëdha, duke filluar me bashkimin e vendit dhe ruajtjen e kohezionit shoqëror si nga pikëpamja e qasjes së qytetarëve ndaj emigracionit dhe emigrantëve, ku shoqëria është e ndarë pothuajse në mes ashtu edhe mbajtja së bashku e Mbretërisë së Bashkuar.
Kjo pasi Skocia, Irlanda Veriore, Londra dhe qytete të mëdha kanë votuar ndjeshëm pro qëndrimit në BE, ndërkohë që Uellsi dhe pjesa tjetër e Anglisë kanë votuar për largimin prej unionit.
Edhe pse komuniteti shqiptar në MB, duke qenë jashtë BE, nuk ndikohet drejtë për drejtë, tronditja që rezultati jep do të ketë pasoja të tërthorta.
Duke u ndërtuar ky mur virtual ndaj qytetarëve Evropianë, qytetarët jashtë saj do kenë tani më shumë shance për të konkurruar në mënyrë të barabartë për arsye të përparësisë që kishin më parë qytetarët e BE.
Por nga ana tjetër, largimi i MB nga BE mund ta dobësojë BE dhe kështu edhe Shqipërinë si përfituese e mbështetjes shumëvjeçare të saj.
Efekti tjetër është rënia e vlerës së monedhës britanike në raport me monedhat e tjera duke i bërë shqiptarët që jetojnë këtu më “të varfër” kur të kthehen në Shqipëri apo kur ata të udhëtojnë jashtë. Shumë biznese do të konsiderojnë transferimin e vendeve të punës jashtë Britanisë dhe kjo natyrisht që do të ndikojë në ato bashkëkombës që punojnë në këto biznese.
Ngelet për t’u parë ecuria e rivlerësimit të marrëdhënieve me gjithë partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht vendet e BE-së. Pasiguria që ka krijuar realiteti i ri është i qartë dhe i artikuluar fuqishëm; megjithatë aktorët politikë kanë nisur menjëherë punën për gjetjen e rrugës së duhur për të ecur përpara. Barra duket se do bjerë ose mbi ish-krybashkiakun e Londrës Boris Johnson ose me Ministren e Brendshme















