Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri përmes një postimi në Facebook ka reaguar rreth përmendores së Car Llazarit që është ngritur në Mitrovicë.
Ai ka thënë se kjo dëshmon karakterin shovinist të “Zajednicës” si projekt, transmeton Koha.net.
“Veprimet kolonialiste të Serbisë kanë qenë përherë të përcjellura nga retorika shoviniste që nxitë urrejtje për të tjerët, teksa viktimizon veten. Përmendorja e Car Lazarit që u ngrit sot në Mitrovicë dëshmon karakterin shovinist të “Zajednicës” si projekt. “Zajednica” dhe “Lugina e Diellit” janë qëllimet, fryma shoviniste me Car Lazarin është arsyetimi. Por, këto projekte s’do të kishin vend në Kosovë pa treshen e bashkëpunëtorëve Mustafa-Veseli-Thaçi. Këta politikanë, për pushtetin e tyre personal po i shtrojnë rrugën pushtetit të Serbisë në Kosovë”, ka thënë Ymeri.
















