Vendet anëtare të BE-së nuk janë marrë vesh për hapjen e Kapitullit 23 të negociatave për anëtarësimin e Serbisë, raporton B92.
Kroacia dhe Britania e Madhe nuk janë pajtuar që ky kapitull të hapet më 30 qershor, siç ishte paralajmëruar. Kroatët e kanë bërë këtë për “arsye përmbajtjesore”, ndërsa britanikët e kanë bërë për “arsye teknike”, pas refrendumit për daljen e këtij vendi nga BE-ja.
Këtë e kanë konfirmuar zyrtarë të Këshuillit të Ministrave të BE-së, në Bruksel, pas përfundimit të takimit të grupit punues për fqinjësinë, zgjerimin dhe Ballkanin Perëndimor.
Ata kanë pohuar se Kroacia nuk ka hequr dorë nga kërkesat e saj lidhur me kompetencat e Gjykatës së Serbisë për krime lufte dhe për më shumë të drejta për minoritetin kroat në Serbi.
Në qoftë se deri më 30 qershor nuk shënohet ndonjë progres në drejtim të koncensusit, çështja e hapjes së kapitujve 23 dhe 24 të negociatave midis Serbisë e BE-së do të shtyhej për muajin korrik ose për muajin shtator.Illyria















