• Latest
  • Trending
  • All

Fryma e keqe e “artistit” Rama

26/06/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 13 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Fryma e keqe e “artistit” Rama

26/06/2016
in Aktualitet, Aktualitet, Lajme, Opinion

Prej dy ditësh, një intervistë e kryeministrit Rama dhënë Klan Kosovës (20 Qershor) ka ofenduar një ekip njerëzish krijues fantastikë dhe ka tronditur shumë intelektualë që panë tek kjo intervistë, shkeljen flagrante që lideri i një shteti, vetë me prejardhje artisti, bën ndaj të drejtës së autorit.

Në intervistën e dhënë për drejtorin e Klan Kosova, Baton Haxhiu, kryeministri pretendon se ka qënë ai që ka dhënë idenë e shqiponjës në bluzën e kombëtares dhe më pas kjo ide është ekzekutuar nga studio Pik.Creative.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

“Idenë e shqiponjës në fanellë e kam pasur në fakt prej disa kohësh, kur i shikoja me vëmendje e nganjëherë me zili uniformat e skuadrave të tjera. Por m’u dha rasti ta ndaj këtë ide me Armando Dukën gjatë përgatitjeve të para për në Francë. Ia shpjegova dhe vizatova kur po pinim një kafe.I pëlqeu dhe e mori t’ia jepte studios së dizajnit që punoi për uniformat.”

Me këtë koment, Rama pretendon se studio është thjesht ekzekutuese. Pak e çuditshme, nëse do t’i rikthehemi lajmeve të Janarit të 2016-ës, ku mësojmë se për dizenjon e bluzës së Kombëtares është bërë një tender nga Federata Shqiptare e Futbollit me rreth 70 pjesëmarrës mbarëkombëtare. Këtë tender e ka fituar studio Pik.Creative dhe fituesi është shpallur publikisht.

Nëse do t’i qëndrojmë deklaratës së Ramës, atëherë i bie që i gjithë procesi i konkursit të ketë qënë i paligjshëm, sepse sipas fjalëve të kryeministrit, ai ka dhënë idenë dhe në momentin që ia ka deleguar Pik.Creative, automatikisht ka përcaktuar fituesin.

Përpara se të kalojmë në faktet që zbardhin të vërtetën e krijuesit të dizenjos, duhet të pranojmë se kryeminstri ka bërë autogol, duke deklaruar se ka kontrolluar një proces që u shpall si transparent dhe demokratik, me përfshirjen e të gjithë të interesuarve.

Por mesa duket Ramës ky detaj ose i ka shpëtuar ose nuk i ka interesuar, përballë dëshirës për të marrë të drejtën e autorit të bluzës në një moment historik për skuadrën e Kombëtares (pjesemarrja për herë të parë në Euro 2016 dhe paraqitja e suksesshme gjatë tre ndeshjeve të fazës së parë) dhe pas fitores së kësaj fanelle, si më e bukura në një konkurs online.

Tani le të kthehemi tek faktet. Rama thotë se ai kërkonte që fanella të kishte një shqiponjë në bluzën e kombëtares. Dakord, nuk ka asnjë problem këtu. Edhe mund ta ketë dëshiruar në mendjen e tij këtë gjë, ose mund t’ja ketë thënë Armando Dukës në një kafe. Fundja simboli i shqiponjës nuk është ndonjë gjetje e jashtëzakonshme. Për hir të së vërtetës, atë e shohim kudo, që nga flamuri deri tek qafa e Eliza Dushkut. Të dëshirosh shqiponjën në një bluzë që përfaqëson “vendin e shqiponjave” është një mendim që mund ta dëshironin edhe ata që s’kanë mbaruar për pikturë e s’janë shquar për krijues. Thjesht, të vjen natyrshëm të dëshirosh këtë simbol që e njeh i madh dhe i vogël, madje tashmë edhe shumë të famshëm të huaj, që na përshëndesin me duart në formën e këtij zogu simbol nga fotot e instagramit.

Ndaj argumenti i Ramës se e ka dëshiruar ai, mund të pranohet.

Por problemi nis kur pretendimi i tij shkon më tej dhe e vë atë në pozicionin e porositësit dhe studion krijuese Pik.Creative në pozicionin e “rrobaqepësit”.

Fillimisht, Rama sapo ka ofenduar një grup djemsh e vajzash tejet krijues, të cilët nuk e nisën karrierën e tyre me këtë bluzë dhe as nuk e mbyllën këtu, por prej vitesh kanë dizenjuar logo, kanë realizuar piktura, kanë hartuar arkitektura të brendshme e të jashtme dhe disa nga reklamat më krijuese në treg. (Punët e tyre mund t’i shihni në pik.al).

Në fotot e marra nga arkiva e studios Pik.al, do të shihni skicën e parë mbi këtë bluzë. Natyrisht kjo skicë ka mbërritur deri këtu pas shumë provave të tjera, një proces normal krijmtarie që Rama si piktor, duhet ta njohë shumë mirë.

Studio jo vetëm që nuk ka marrë porosi nga kryeministri, por ka ndjekur një logjikë legjitime në krijimin e një koncepti artistik që do të justifikonte një uniformë të kombëtares shqiptare. Ata kanë hulumtuar me muaj dhe frymëzimin e kanë marrë nga mendja e të parëve tanë, dizenjuesit e kostumeve popullore ku është mbështetur dizenjo e bluzës.

Pas konkurrimit dhe fitores së studios, Rama ka të drejtë për diçka në intervistën e tij kur thotë: “Me atë skicë e me disa rreshta të shkruar, i saktësova pozicionin e dy kokave të stilizuara mbi vijën horizontale të trupit, në mënyrë që numri në gjoks të zinte vend tamam; si edhe nevojën që vijat të vinin duke u rralluar drejt fundit të bluzës”

Versioni final i bluzës që është prekur nga vetë kryeministri dhe siç e ka thënë mësipër, ai ka zhvendosur pak kokat e shqiponjave nga njëra-tjetra. Një ndryshim i lehtë më shumë estetik sesa thelbësor.

Djemtë e studios kanë punuar mbi dy muaj për këtë skicë dhe për këtë janë dëshmitarë shumë njerëz jo vetëm brenda kompanisë Pik.Creative, por edhe miq të cilët po e mbështesin studion në faqet e tyre të Facebook-ut dhe madje kanë krijuar një hashtag tallës #unëekambërëbluzën, duke ironizuar pretendimet e Kryeministrit.

Ofendimi që Rama u ka bërë artistëve është i paimagjinueshëm për atë vetë, që pretendon se ka ardhur nga grupi i artistëve dhe është si ata. Një ofendim që i shkon përshtat frymës së përgjithshme në këtë vend, ku papritur njerëz mediokër, ngrihen e marrin merita për punët e tjetrit. Krijuesit nga natyra janë të tërhequr, aspak agresive dhe për më tepër në Shqipëri ndër më të nënvlerësuarit financiarisht.

Nënvlerësimi vjen kryesisht nga njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me krijmtarinë dhe nuk dinë ta gjykojnë atë. Janë njerëz që kërkojnë piktura t’u shkojnë me kolltuqet, janë njerëz që pyesin: “E ça vlere ka ky vizatimi që bëre për 10 minuta?” duke anashkaluar të gjithë investimin kohor dhe intelektual shumë-vjeçar për të arritur në atë skicë. Por këto njerëz janë të kuptueshëm që do të jenë kështu, sepse nuk kanë as formim artistik, as kulturë familjare dhe as shije estetike. Por që ofendimi të vijë nga një njeri që u jep vlerë dhe i kthen në art edhe zhgarravinat e tij në bllokun e shënimeve, kjo është e paimagjinueshme.

Akti i Ramës është një shembull i keq i një ‘artisti’ për të gjithë artistët e rinj, të cilët investojnë me shumë shpirt e me pak para, për të lënë gjurmë dhe për të përmirësuar shijen estetike të këtij vendi. Nuk jam marrë deri tani me deklaratat artistike të kryeministrit, madje kam justifikuar në një farë mase edhe deklaratat e tij – sado që tingëllonin arrogante dhe fyese për njerëzit e thjeshtë dhe intelektualë – për instalacionet kontemporane nëpër qytet dhe në ambientet e Kryeministrisë. Mendoja se fakti që nuk e kuptojmë artin kontemporan, nuk legjitimon mungesën e tij edhe në ambientet e qyteteve tona.

Por me këtë intervistë delirante, kuptova se Rama nuk e dashkërka as artin dhe as artistin, por ka thjesht një dëshirë të paepur që të ketë firmën e tij në çdo gjë të mirë në këtë vend dhe të jetë ai për të cilin do të flasë historia. Me një fjalë, kuptova se Rama nuk është aspak modern, liberal, bashkëpunues dhe modest (Nëse nuk e nxirrte dot nga goja përemrin “ata”, të paktën të kishte thënë “NE dizenjuam së bashku bluzën”). Kuptova se Rama është thjesht një tjetër shembull i një fryme të keqe në këtë vend të induktuar nga komunizmi, ku liderat mendojnë se historia e bukur e Shqipërisë nis vetëm kur ata janë në pushtet dhe çdo gjë që vlen është merita e tyre.

Fatkeqësisht, këta shembuj me prejardhje nga shoqëri të mbyllura, tashmë nuk funksionojnë, sepse edhe nëse “i ofenduari” mbyll gojën, ka plot të tjerë që ngrenë zërin në media në mbrojtje të së vërtetës.

Zoti Rama, pranojeni që ideja nuk është e juaja. Ideja e Shqiponjës mund të ketë qënë edhe e imja. Edhe e Benit, e Gonit, e Sonilës dhe Anilës. Është thjesht një SH-Q-I-P-O-NJ-E dhe po t’i hyjmë këtij muhabeti, edhe ju akuzoheni që ma keni vjedhur mua nga koka. Ai që e propozon dhe e ekzekuton siç duhet, ai që merr pjesë në konkurs dhe lufton mes dhjetëra konkurrentësh të tjerë, vetëm ai i ka meritat. Dhe ai nuk jeni ju, por një studio shqiptare me djem e vajza shumë të aftë. Dhe sa për informacion: Ka plot artistë të jashtëzakonshëm në këtë vend, që ndoshta s’e kanë kapur Guggenheim-in apo Mediaset-in dhe nuk i lëpihen askujt, por që i japin vlerë këtij vendi, brenda mundësive të pakta që u ofrohen. Vlerësojini ata, se liderat e mençur punojnë në grup dhe në fund dalin më triumfues në librat e historisë.

Tags: edi rama
Previous Post

Europa dhe Shqipëria pas Brexit

Next Post

Revoltohet polici, i thotë qyetarit të fus plumbin në gojë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Revoltohet polici, i thotë qyetarit të fus plumbin në gojë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.