Një adoleshent ka humbur jetën ditën e sotme në Fier. Bëhet fjalë për një 15-vjeçar i cili mësohet se është mbytur në ujërat e lumit Seman.
Ai ka qenë duke u larë me disa bashkëmoshatarë të tij kur ka ndodhur ngjarja tragjike.
Adoleshenti është nxjerrë nga shokët e tij prej lumit dhe ka qenë në gjendje të rëndë, por ka humbur jetën më pas.
















