Gjermania është bashkuar me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë për të theksuar rëndësinë e marrëveshjeve tregtare me Mbretërinë e Bashkuar, edhe jashtë Bashkimit Evropian (BE-së).
Në një dokument zyrtar Gjerman rekomandohet lidhja e marrëveshjeve të veçanta me qeverisë Mbretërinë e Bashkuar dhe konsiderimi I një shteti-partner.
Presidenti Barak Obama tha dje se Britania e Madhe dhe BE-ja do të mbeten “partnerë të domosdoshme” të Shteteve të Bashkuara pavarësisht votimit të Brexit.
Udhëheqësi i SHBA shtoi se marrëdhënia speciale ndërmjet Britanisë dhe Uashingtonit do të vazhdojë në të ardhmen, deklaratë kjo që u mbështet edhe nga Kryeministri Kanandez .
‘’Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë marrëdhënie me të dyja palët- tha ai- lidhjet e Kanadasë me partnerët tanë në mbarë botën janë ndër pasuritë e saj më të mëdha’’.















