Etrit Berisha, portieri i Kombëtares së Shqipërisë ka deklaruar se do të largohet nga skuadra e Lazios nëse nuk do të jetë titullar.
Për mediat italiane ai ka thënë se nuk e pranon më të luajë si zëvendësues, pasi dëshiron të luajë vazhdimisht.
“Në edicionin e fundit nuk pata hapësirë të mjaftueshme te Lazio dhe asnjë lojtar nuk e dëshiron rolin e rezervistit. Unë do të flas me krerët e klubit dhe trajnerin e ri për ta kuptuar projektin që e ka.
Në Romë ndihem mirë, por nuk dua të qëndroj edhe një vit në bankën rezervë. Largimi është opsioni më i mirë në këtë rast”, ka deklaruar Berisha.
















