Fundjavën e shkuar dhe pikërisht ditën, që Shqipëria arriti të fitoi ndaj Rumanisë, një përfaqësuese tjetër kombëtare arriti të triumfoi. Bëhet fjalë për Kombëtaren Shqiptare të Volejbollit për ferma, që në turneun Europian të zhvilluar në Shqipëri dhe Poloni arriti të fitoi dy ndeshje. Shqipëria u përfaqësua denjësisht nga vajzat kueqi, të cilat edhe pse me një infrastrukturë jo në lartësinë e duhur arritën të tregojnë se përmes sakrficës dhe mundimit mund të shkojnë larg.
Vajzat në “heshtje” të plotë mediatike arritën të ngrejnë lart ngjyrat e flamurit tonë, por për fat të keq nuk patën jehonën e merituar. Madje, në ndeshjet e zhvilluara në Durrës nuk pati nderin të ketë në tribunë asnjë prej politikanëve të lartë. Vajzat duhen falenderuar një për një për arritjen e tyre. Duhen falenderuar të 14-ta vajzat, të cilët edhe pse pa ngrohtësin e merituar arritën të dalin me kokën lartë dhe me dinjitet nga europiani i mbyllur fundjavën e shkuar. Ndoshta volejbolli nuk ka shikueshmërinë e futbollit dhe nuk ofron atraksionin e nevojshëm popullor, por fitorja vlenë njëllojë dhe meritat duhen vlerësuar në të gjitha fushat.
Dy fitoret e arritura në turneun Europian janë meritë e vajzave si Bici, Marina, motrat Prenga, Ergysa Blloku, Vajza e talentuar nga Korça, Dhimitra Kole. Po ashtu duhen falenderuar, “muri” kuqezi, Thaka dhe Nezaj, po ashtu duhen falenderuar Nezaj, Sejfullai, si dhe tranjeri Altin Martiri, që mblodhi të gjitha këto vajza dhe arriti rezultatin historik në volejboll.















