Policia e Lezhës e ka identifikuar personin që shkaktoi plagosjen e Altin Markut nga Kallmeti. Ai është Ardian Gjebeshi,person me precedentë të mëparshëm penalë. Policia po punon për kapjen e Gjebeshit i akuzuar për vrasje në tentativë.
Sipas saj, ai ka lëvizur me makinën Benz C-Clas me targa AA 969 NP. Dyshohet me të ishin dhe dy të tjerë.
Altin Marku u qëllua në krah. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Rrethanat e ngjarjes janë ende të pasqaruara.
Ngjarja u mësua pasi në spitalin rajonal të Lezhës u paraqit i plagosur lehtë në krah me armë zjarri Altin Marku, 31 vjeç, banues në Kallmet.
Menjëherë u ngritur grupi hetimor që arriti të zbardhë identitetin e të dyshuarit.















