Policia e Vlorës ka asgjësuar 4093 rrënjë bimë narkotike “Cannabis sattiva”, të mbjella në fshatrat Poro dhe Kuç të Vlorës.
Bimët narkotike ishin të mbjella në disa parcela përreth këtyre fshatrave, me lartësi nga 25 cm deri në 50 cm, të cilat u asgjësuan me djegie.
Por as në këtë aksion nuk ka persona të arrestuar.
Deri më tani “sukseset” e policisë ngelen vetëm te shkatërrimi i parcelave, ndërsa trafikantët janë të lirë.
/LAPSI.AL/
















