Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi ka reaguar pasi doli nga qelia, me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës. Me një shkrim në faqen e tij në Facebook, Rroshi shkruan se është “arrestuar në mes të rrugës”.
Për Rroshin dhe avokatin e tij, që është edhe parlamentar në Itali, veprime të tilla bëhen vetëm në Kamboxhia.
Ja çfarë shkruan Elvis Rroshi në Facebook:
Më arrestuan në mes të rrugës pa me marre as ne pyetje. Nxorrën rrugëve letra higjenike pa asnjë vlere ligjore për të më treguar si kriminel. Avokati im italian që është edhe parlamentar në Itali me tha “kështu si këtu bëhej vetëm në Kamboxha! Nje gjyq pa asnjë lloj prove dhe dokumenti zyrtar po vetëm idiotësi politike dhe thashetheme gazetash. I vetmi fakt që e kam bërë publik vetë është një dënim si minoren në mungese dhe pa dijeni që në Itali është fshirë që në vitin 2000!
Pra aty ku kam denuar aty jam i pafajshem, kurse ne vendin tim arrestohem vetem sepse Sali Berisha nuk eshte denuar akoma!!! S’ka problem! Une jam mbijetues i lindur dhe emigracioni ku kam jetuar me ka stervitur ne shume dimensione me sfidat.
Nuk kam deklaruar qe jam debuar nga Zvicra po pse ta deklaroja kur jam debuar si mijera shqiptare pa dokumenta?! Ca krimi eshte ky qe edhe ky ligj skandaloz qe e kane bere ata qe duhet te ishin ne burg per vrasje njerezish ne bulevard nuk e permban fare?!! Sot jam kthyer ne shtepi me nje arrest pa lidhje fare. Po kam dashurine dhe mbeshtetjen e Kavajes me shume se kurre qe me jep krahe te luftoj dhe te fitoj..
O Sali Berisha! Ti nuk e merr dot me Kavajen harroje dhe mua Elvis Ervin apo si te duash ti do me kesh perballe per te ta treguar sa here ka votime se Kavaja ty te ka debuar pergjithmone! Edhe sikur ta nderrosh emrin ti ne Kavaje nuk futesh dot me kurre fitimtar se Kavaja s’ta duron dot eren qe s’ta harron kurre!!! Rrofte Kavaja dhe rrofshin kavajsit e ndershem dhe te zgjuar qe i kane syte ne balle dhe zemren top!!!















