Në kuader të operacionit “Lendina e punuar ” të organizuar nga strukturat e Komisariatit të Policisë Mirditë , në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i 3 shtetasve, si dhe sekuestrimi i 2 armëve automatike dhe 1 armë gjahu. Po kështu u asgjësuan 4 mijë bimë narkotike kanabis sativa. Të arrestuarit janë:
Armand Beleshi, 32 vjeç, banues në Mirditë
Emiljano Kola , 26 vjeç, banues në Kurbin
Eugen Simoni , 25 vjeç, banues në Durrës
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, në vendin e quajtur “Qafmulli” , Njësia Administrative Selitë në Mirditë, në tokë pa pronar kanë kultivuar nje sasi prej 4000 bimë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva ,të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Gjithashtu u bllokuan në cilësinë e provës materiale:
2 armë zjarri automatik
1 armë gjahu pa leje
Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit “, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” të parashikuara nga nenet 278/2 , 284 dhe 280 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.















