Nga të shtënat me armë zjarri në Elbasan ka mbetur e plagosur një punonjëse policie.
Dyshohet se mund të ketë edhe persona të tjerë të plagosur, por kjo nuk është e konfirmuar.
Ngjarja ka ndodhur pranë Prokurorisë së Elbasanit dhe nuk janë të qarta motive.
Nuk dihet as identiteti i autorëve që qëlluan me breshëri automatiku, por dyshohet se mund të kenë ngatërruar objektiv për atentatin.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur këtë rast.















