Një 52-vjeçar ka gjetur vdekjen tragjikisht mbrëmjen e së dielës në Mirditë.
Fatmir Cara duke lidhur një pompë uji, në afërsi të banesës ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15, në fshatin Zajs në Kurbnesh të Mirditës.
52-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia po heton ngjarjen, por të dhënat e para flasin se gjithçka ka ndodhur nga pakujdesia.















