I martuar dhe me dy fëmijë të vegjël, një 33-vjeçar shqiptar në Itali po kalonte probleme ekonomike dhe tashmë e shihte veten si jo mbështetës për familjen.
Për këtë arsye, ai ka tentuar të vrasë veten me thikë. Shqiptari hyri në një furrë buke, ku i kërkoi shitëses t’i jepte një thikë. Por edhe pse vajza refuzoi, ai arriti të kapte një thikë me dhëmbëza që përdorej për të prerë bukën.
33-vjeçari u largua duke u fshehur pas një dyqani akulloreje, duke qëlluar veten me thikën e rrëmbyer.
Shqiptari u rrezua përtokë pas përpjekjes së dështuar të shitësit të dyqanit, që nuk arriti dot ta ndalonte në kohë.
I riu po merr mjekim në spital dhe sipas mediave italiane ndodhet jashtë rrezikut për jetën.















