Një 63-vjecar nga fshati Ngracan është arrestuar nga Policia e Mallakastrës pasi akuzohet se ka tentuar të abuzojë seksualisht me një 30-vjecare.
Bëhet fjalë për 63-vjecarin Myzaver Kaziaj, materialet në ngarkim të së cilit iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë, bënë sot me dije burime zyrtare nga paloicia.
Nga raportimet, mësohet se ka qenë vetë 30-vjecarja E.K., e cila ka bërë kallëzimin në polici.
Sipas dëshmisë së saj, 63-vjecari ka tentuar të abuzojë me të në arat e fshatit Ngracan, në Mallakastër.
















