Në pyllin me pisha në bregdetin e Semanit ka rënë një zjarr i madh. Lajmi është bërë i ditur nga shërbimi zjarrfikës në Fier.
Nga të dhënat e para mësohet se “makinat e zjarrfikëses janë nisur drejt Semanit për të shuar flakët”. Deri më tani nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Ndërkohë, zjarri po ndihmohet edhe nga era që fryn në këto momente në bregdet.
Pylli me pisha në bregdetin e Semanit është mbi 50 vjeçar, dhe drurët janë shumë afër njëri-tjetrit.















