Disa ditë më parë në lajme u katapultua në mënyrë klandestine një lajm, se projekti i stadiumit të ri aq shumë i kundërshtuar nga shoqëria civile dhe arkitektët do të rishikohej. Do rishiheshin kulla, fasade etj. Edhe drejtuesve të stadiumit aktual Qemal Stafa, iu dha urdhëri i dytë që të vazhdonin të zhvillonin ndeshje në këtë mjedis, megjithëse një urdhër paraprak ish dhënë për fillimin e shkatërrimit të stadiumit dhe dhurimin e paisjeve të vjetra të tij.
Po çndodhi? A po rishikohet projekti i arkitektit nga Firencia? A do të ndryshojë ai?Ldhur me këtë mbretëron një errësirë totale. Pikërisht këtë ka konfirmuar sot edhe Edi Paloka i cili ka bërë publike një shkelje të ligjit nga kryeministri. Ai i ka kërkuar të bëjë publike detajet e projektit dhe hallkat e vendimmarrjes. Por brenda 15 ditëve ai nuk ka marrë asnjë përgjigje….
Prononcimi i Palokës:
“Edi Rama vazhdon ta mbajë të fshehtë planin e tij klientelist e korruptiv për stadiumin Qemal Stafa,” tha sot në në një deklaratë, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, si vijon:
“Më datë 3 maj, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike unë i kam dërguar një shkresë zyrtare ku kërkoj informacion dhe vënien në dispozicion të praktikës zyrtare që ka ndjekur:
1. Projekti i Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT),
2. Kontratën e partneritetit publik-privat,
3. Procesverbalin e mbledhjes së shoqërisë anonime ku del qëndrimi që kanë mbajtur përfaqësuesit e shtetit,
4. Procedurat që janë ndjekur për përzgjedhjen e firmës fituese,
5. Dokumentacionin e plotë dhe procedurën e ndjekur nga KKT për miratimin e këtij projekti.
Sipas ligjit Edi Rama është i detyruar të kthejë përgjigje brenda 15 ditësh.
Afati ka skaduar, dhe Edi Rama nuk ka kthyer asnjë përgjigje. Në vend që të zbatojë ligjin e të përgjigjet Edi Rama ka vendosur të thyejë ligjin e të heshtë. Të heshtë e të mos bëjë transparencë për asnjë nga vendimet e ndërtimit të Kullës dhe qendrës tregtare mbi stadium.
Eshtë kjo arsyeja pse ai fshihet.
Eshtë kjo arsyeja pse ai dëboi me truproja përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe gazetarët, edhe pse shpalli gjoja një dëgjesë publike.
Edi Rama e di se sa më shumë të dalin në dritë dokumentet e këtij pakti, aq më shumë zbulohen para publikut përmasat e këtij skandali financiar. Prandaj i fsheh këto dokumente edhe duke shkelur ligjin.
Po i kujtoj sot se e ka detyrim ligjor të përgjigjet e të vërë në dispozicion praktikën që ka ndjekur. Jam sot këtu për të bërë publike, letrën e dytë, ripërsëritjen e kërkesës për informacion. Partia Demokratike nuk do ta përligjë kurrë këtë projekt korruptiv dhe çdo hap që hidhet në drejtim të realizimit të tij do të trajtohet në kuadrin e ligjit anti-mafia sa i përket personave përgjegjës dhe pasurive të krijuara apo investuara.
Ne jemi për një stadium modern, sipas të gjitha standardeve olimpike, ku prioritet kanë hapësirat për qytetarët e për sportin, dhe jo qendrat tregtare, kullat dhe oligarkia që pastron paratë e qelbura të regjimit të korruptuar të Edi Ramës.”















