Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur verifikimin e formularëve të vetëdeklarimit që kanë dorëzuar të 140 deputetët dhe 61 kryetarët e bashkive, sipas ligjit për dekriminalizimin. KQZ ka kërkuar fillimisht informacion nga Zyra Gjyqësore, për të mësuar nëse ndonjëri prej tyre është dënuar me vendim të formës së prerë. Në formularët e vetëdeklarimit disa deputetë e kryetarë bashkish pranuan se ishin dënuar për vepra të ndryshme penale. Por KQZ, sipas ligjit, duhet të kryejë verifikime të metejshme. Komisioni ka kërkuar informacion edhe nga Zyra e Gjendjes Civile për të mësuar nëse deputetët apo kryebashkiakët kanë ndryshuar identitetet. Kryetari i Bashkisë së Kurbinit, Artur Bardhi, deklaroi se kishte 4 emra, për shkak se ishte kapur disa herë si emigrant i paligjshëm. Edhe për kryetarin e Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, PD thotë se ka mbajtur dy emra të ndryshëm në Itali. Për deputetët dhe kryetarët e Bashkive që rezultojnë me dënime të formës së prerë apo për ata që ka indicie se mund të kenë qenë të dënuar jashtë vendit me idenitet tjetër, do të hetojë Prokuroria e Përgjithshme. Kryeprokurori Llalla i kërkoi pak ditë më parë KQZ –së formularin e vetëdeklarimit të kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi. Ai shkruante se kishte qenë i dënuar në Gjermani, por se nuk mbante mend përse dhe kur. Të zgjedhurit që janë dënuar jashtë vendit do të detyrohen të japin edhe shenjat e gishtërinjve, sicc e parashikon ligjji për dekriminalizimin. /Lapsi.al
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















