Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Kavajës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gazment Dimni kërkohet nga Italia, pasi Gjykata e Apelit në Milano e ka dënuar për shkelje të ligjit për drogën në bashkëpunim dhe mbajtje e paligjshme e drogës në bashkëpunim.
Gazment Dimni do të ekstradohet në Itali ku dhe do të vuajë dënimin.
















