Një tjetër bandë kriminale është shkatërruar nga policia greke ditën e djeshme.
Sipas mediave, aksioni i madh policor u zhvillua në qytetin e Artës dhe u arrestuan 11 persona.
Mes tyre është edhe një shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.
Banda trafikonte kokainë, heroinë dhe hashash, që dyshohet se origjinën e ka nga Shqipëria.
Gjatë operacionit, u sekuestruan 32 gram kokainë, 79 gram heroinë dhe 640 gram kanabis i papërpunuar.
Policia vazhdon ende hetimet për persona të tjerë të përfshirë në këtë organizatë kriminale















