Kryeministri Edi Rama ka reaguar në “Facebook” një ditë pas daljes në publik të emrave të politikanëve që kanë qenë nën hetim apo të dënuar.
Kreu i qeverisë thekson se PD-ja hapi gropën dhe ra vet brenda, ndërsa të dënuarit dolën në anën e opozitës.
“Shqupi vazhdon avazin ndërkohë të dënuarit na dolën në anën e tij jo në anën tonë! Hapën gropën e ranë vetë brenda”, shkruan ai në rrjetin social.
Nga ana tjetër kreu i PD-së Lulzim Basha tha se vetëdeklarimi është vetëm faza e parë, pasi opozita është e vendosur t’i shkojë deri në fund dekriminalizimit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zbardhi dje vetëdeklarimet e deputetëve, ministrave dhe kryetarëve të bashkive në vend. Ndër deputetët që janë përballur me drejtësinë janë: Shkëlqim Selami, Pjerin Ndreu , Armando Prenga e Mhill Fufi.















