Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Qeparonë dhe fshatrat përreth, pjesë e bashkisë së Himarës, rreth orës 21:55 minuta. Një lëkundje e lehtë rreth orës 21:40 është pasuar nga një tjetër më e fortë, duke shkaktuar edhe shqetësim te banorët e zonës.
“Tundeshin e dridheshin muret dhe thashë se po shembej shtëpia”, është shprehur një nga dëshmitarët e këtij tërmeti teksa tregon se si e përjetoi lëkundjen e fuqishme.
Sipas Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 ballë. Shqipëria bën pjesë në zonën sizmogjene Jonike-Adriatike (rajoni i Shkodrës, Shqipëria Perëndimore, zona Korçë-Ohër-Peshkopi, me vija aktive në Lushnje, Elbasan, Dibër dhe Vlorë, Tepelenë-Ersekë).















