Spartak Sofia është një nga jetimët që fëmijërinë e ka kaluar në Shtëpinë e Fëmijës Shkollore. Ai sjell të tjera momente të tmerrshme që ka përjetuar atje, aq sa sot, edhe pse në moshë madhore, ka ende një shenjë në kokë nga dhuna e ushtruar gjatë viteve të qëndrimit.
Sofia falënderon Prokurorinë e Shkodrës, Avokatin e Popullit, Policinë për ndalimin e këtyre abuzuesve, pasi situata sipas tij në Shtëpinë e Fëmijës është një katastrofë.
“Nuk është hera e parë që ndodhin gjëra të tilla, por është e disata herë. Aty ka dhunë, aty ka vjedhje. Unë nuk mund të jap emra, sepse nuk më takon, por unë shpresoj që hetimeve t’u shkohet deri në fund. Unë e kam një shenjë në kokë nga dhuna që kam pësuar vite më parë, kur isha në Shtëpinë e Fëmijës Shkollore në Shkodër. Pas orës 2 të natës nuk na linim të shkonim në banjë dhe ne urinonim aty në dhomë e pastaj na rrihnin me shkopinj e hithra. Kam dëgjuar edhe tani për dhunë që ushtrohet ndaj fëmijëve, edhe për abuzime seksuale, por jam larguar sepse nuk mund t’i dëgjoja këto raste dhe nuk e imagjinoj si mund të bëhen këto punë me fëmijë”, thotë Sofia.
A.B















