Vajza, e cila denoncoi kryetarin e Bashkisë së Peshkopisë, nuk është e pambrojtur. Anisa A., 20 vjeçe, ka marrë asistencë ligjore dhe psikologjike nga Prokuroria e Përgjithshme.
Ditët e fundit ajo është ftuar në Zyrën e Mbrojtjes së Viktimave të Abuzimit Seksual, të krijuar së fundmi në Prokurorinë e Përgjithshme.
Pas asistencës psikologjike dhe ligjore që i është dhënë aty, vajza që denoncoi skandalin seksual në Dibër është larguar nga organi i akuzës.
Ajo ka thënë se do të kthehet në Dibër, ndërsa Prokuroria është interesuar dhe ka siguruar mundësinë që një shoqatë për mbrojtjen e grave të kujdeset për 20-vjeçaren në Dibër.
Vajza ka thënë se pas publikimit është kërcënuar në mënyrë të përsëritur, ajo dhe familja e saj./Panorama















