Kuvendi i Maqedonisë ka shfuqizuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në datën 5 qershor.
Me 96 vota pro deputetët votuan ndryshimet në Kodin zgjedhor që nënkupton edhe shtyrjen e zgjedhjeve në afat të pacaktuar.
Iniciativa erdhi me propozim të BDI-së, ndërsa në seancën e sotme të Kuvendit në rend të ditës ishte propozim ligji për ndryshimin e kodit zgjedhor.
Ende nuk është vendosur data për mbajtjen e zgjedhjeve, megjithatë njëzëri u ra dakord që ato të mbahen pasi të jenë krijuar kushtet që ato të jenë demokratike.
/E.SH/














