Në të gjitha zonat turistike në Shqipëri, prej datës 15 qershor deri më 15 shtator 2016, do të funksionojnë 26 qendra të përkohshme shëndetësore.
Këto qendra shëndetësore do të ofrojnë shërbim të pandërprerë gjatë sezonit veror, duke filluar nga barnat, materialet mjekësore, personel mjekësor që do të kontraktohen për këtë periudhë në qendrat shëndetësore që ndodhen pranë lokaliteteve turistike.
Këto 26 qendra do të në të gjithë vendin nga veriu në jug, kryesisht në zonat bregdetare, por sidomos tek ato më të vizituarat nga turistë të huaj dhe shqiptarë. Ato do të qëndrojnë hapur 24 orë përgjatë shtatë ditëve të javës, në mënyrë që turistët të marrin shërbim në çdo moment të ditës apo natës.
Në raport me vitin 2015, për këtë sezon turistik janë shtuar edhe 3 qendra të tjera shëndetësore, përkatësisht në zonën e Kelmendit (Tamarë), në Kalanë e Dodës si dhe zonën e Prespës, duke mundësuar kështu një mbulim më të plotë shëndetësor në të gjithë zonat që frekuentohen nga turistët.
















