Pesë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës gjatë një operacioni anti-drogë të koduar “MIKS”. Grupi i drogës shpërndante nëpër Tiranën lëndë të ndryshme narkotike në formë çokollate; kanabis, kokainë dhe heroinë.
Të arrestuarit janë:
1. Enea Hoxha 22 vjeç, banues në Tiranë
2. Eriseld Islami 31 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë
3. Ilir Shehaj 47 vjeç, banues në Fier
4. Blandi Dorzi 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale prodhim dhe shitje narkotikesh dhe vjedhje
5. Arben Hyka 39 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për vjdhje
Uniformat blu sekuestruan 1 kg e 70 gr kanabis sativa e presuar në formë çokollate, 101 gr kokainë, 0.4 gr heroinë, 6 aparate celularë të markave të ndryshme dhe 2 automje te markave te ndryshme.
Si funksiononte grupi dhe si bëhej shpërndarja e drogës në kryeqytet
Arrestimi i shtetasve të lartë përmendur u bë pasi dyshohen se ushtronin aktivitet kriminal në juridiksione të ndryshme në Tiranë duke tregëtuar tek klient të ndryshëm lëndë narkotike kokainë, heroinë dhe cannabis sattiva. Lëndën narkotike e paketonin në formë çokollate.
Shetetasi Enea Hoxha, aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar kokainë, e ushtronte në zonën e Brrylit. U organizuan shërbimet me qëllim kapjen në flagrancë të këtij shtetasi dhe konkretisht më datë 17.05.2016 rreth orës 18.00 është bërë neutralizmi i tij dhe nga kontrolli fizik i ushtruar, i është gjetur e mbeshtjellë në një qese transparente plasmasi një sasi e presuar ngjyrë e bardhë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”.
Shtetasit Eriseld Islami dhe Ilir Shehaj merreshin me shitje të lëndëve narkotike të llojit kanabis sativa të presuar (Çokollate), janë orgaznizuar shërbimet për kapjen e këtyre shtetasve në flagrancë dhe më datë 17.05.2016 rreth orës 22:30 në rrugën “Qemal Stafa” është konstatuar automjeti tip Renault, i cili drejtohej nga Ilir Shehaj dhe pasagjer Eriseld Islami i cili mbante në dorë një qese plasmasi, pasi i është ushtruar kontroll shtetasit Eriseld Islami, ku brenda në qesen që mbante në dorë janë gjetur 10 (dhjete) pako me lëndë të dyshuar kanabis sativa të presuar në formë (Çokollate), gjithashtu i është gjetur një mbeshtjellje me gazetë ku brenda saj kishte bimë të dyshuar kanabis sativa në formë bime dhe në formë çokollate.
Sherbimet e policisë në Komisariatin nr 6 Tiranë, më datë 17.05.2016 rreth orës 13:30, kanë konstatuar një automjet tip “Mersedes Benz”, me drejtues mjeti Arben Hyka dhe në vendin e pasagjerit ndodhej Blandi Dorzi. Gjatë kontrollit të ushtruar mjetit në levën e marshit janë gjetur 2 doza të mbeshtjella me qese brenda të cilave ka lëndë të dyshuar narkotike heroinë.


















