Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka votouar kërkesën e demokratëve, që Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, Kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako, kryeprokurori Adriatik Llalla dhe kreu i SHISH Visho Ajazi Lika të raportojnë mbi pajisjen e përgjimit.
Mbledhja pati debate mbi faktin nëse i duhet çuar kërkesë kryeprokurorit Llalla, pasi sipas maxhorancës, prokurorit nuk e lejohet të flasë në komision.
Ndërsa Flamur Noka u shpreh se pajisja e përgjimit është e paligjshme dhe cenon sigurinë kombëtare. Sipas tij, pajisja të përgjon edhe me telefon fikur dhe kushton 800 mijë euro.
Ndërkohë, deputeti i LSI-së, Luan Rama, ka mbatjur të njëjtim qëndrim si një ditë më parë, duke deklaruar se është dakord që kreu i SHISH të thirret në një seancë dëgjimore.
Rama ka kërkuar që policia të respektojë kuadrin ligjor, pasi ka mospërputhje mes deklaratave të ministrit Tahiri dhe Presidentit Nishani. Po ashtu ai ka thënë se implikimi i Interforcës do të ishte një shkelje e rëndë.
















