Kushtetuesja i dha të drejtë Shoqatës së Mediave Elektronike Shqiptare, e cila kërkoi shfuqizimin e pikës 3 të nenit 62. Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kështu ligjin për mediat audiovizive, i miratuar në vitin 2013.
Sipas kësaj pike, asnjë person fizik ose juridik, nuk mund të ketë më shumë se 40 për qind të kapitalit të përgjithshëm të shoqërisë aksionare, që zotëron një licencë kombëtare për transmetimet audio apo audiovizive. Sipas shoqatës, ky kufizim cenon lirinë e pronës dhe barazinë para ligjit. Dispozita është antikushtetuese, pasi bie ndesh me parimin e lirisë së veprimtarisë ekonomike dhe me parimin e barazinë së shtetasve përpara ligjit, bazuar në nenin 18 të Kushtetutës.
Kërkesa e bërë nga Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare ka gjetur mbështetje edhe të Autoritetit të Mediave Audiovizive.
A.B
















