Nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës” po ndiqen penalisht dy punonjës të Inspektoratit Shëndetësor në Berat.
N.Gj., 44 vjeç, banues në Berat, F.Sh., 48 vjeç, banues në Berat, me detyrë kryeinspektor në Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor Berat dhe N.K., 31 vjeç, banues në Berat, me detyrë inspektor në Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor Berat, po procedohen penalisht në gjendje të lirë.
Procedimi penal ndaj shtetasit N.Gj., filloi pasi ka prodhuar artikuj ushqimor jashtë kushteve teknike, kurse procedimi penal ndaj dy punonjësve të ISHSH-së filloi pasi kanë shpërdoruar detyrën duke e pajisur me leje higjieno-sanitare këtë subjekt të bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Berat. Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Beratit për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve industrial e ushqimor” dhe “Shpërdorim detyre”.A.B
















